Aktualitet

Reshje lokale dhe temperatura mesatare, zbuloni parashikimin e motit për sot

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

28 Janar 2024, 07:25 Nga r.ll
Reshje lokale dhe temperatura mesatare, zbuloni parashikimin e motit për
foto ilustruese

TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 12 °C

në vendet e ulëta: 1 / 10 °C

në vendet malore: -3 / 4 °C

parashikimi i motit 28 janar 2024

Sondazh

Poll