Aktualitet

Tensione në sallën e gjyqit/ Vrau marokenin në 2019 në Spanjë, Florian Rama lihet në burg

Rama u arrestua në Angli dhe u ekstradua në Spanjë ku do të përballet me akuzën vrasje e cila u regjistrua në vitin 2019.

28 Janar 2024, 10:02 Nga N.F
Tensione në sallën e gjyqit/ Vrau marokenin në 2019 në
Foto ilustruese

SPANJË- Pas daljes nga seanca për caktimin e masës së sigurisë të 30-vjecarit shqiptar Florian Rama i cili është i akuzuar për vrasjen e të riut maroken Soufian Mhara janë regjistruar tensione para gjykatës e O Porriño. Rama u arrestua në Angli dhe u ekstradua në Spanjë ku do të përballet me akuzën vrasje e cila u regjistrua në vitin 2019.

Shqiptari ka mbërritur rreth orës 13:00 me një furgon të policisë dhe ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të mos dëshmuar. Gjatë seancës u regjistruan tensione pasi familjarët dhe miqtë e viktimës shpërthyen me thirrjet “vrasës”. Të afërmit e Soufian kërkuan “drejtësi” siç bënë menjëherë pas krimit.

Soufian mori tre plagë me thikë, një fatale, pas një debati brenda një bari ku autori më pas u largua nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë.  I dyshuari gabimisht është identifikuar me një person tjetër, i cili pasi është arrestuar dhe burgosur është liruar kur është vërtetuar se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur sulmi. Prej aty u mblodhën dhjetëra imazhe, duke çuar në atë që mund të ishte përfundimtare, e cila u shpërnda në media për të kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve.

Puna e Gardës Civile lejoi identifikimin e të dyshuarit shqiptar, i cili në atë kohë ndodhej në Vigo dhe kishte udhëtuar drejt Salcedës, me një urdhër kontrolli nga një gjykatë në Cambados për trafik droge dhe që filloi një udhëtim deri në mbërritjen në Mbretërinë e Bashkuar, ku mund të arrestohej.

 

spanjë manuel corral florian rama

Sondazh

Poll