Aktualitet

"Kërcënim indirekt nga prokurori", gjyqtarja Këlliçi kërkon që prokuroria të deklarojë mungesën e kompetencës për kallëzimin e saj

Gjyqtarja shprehet se dyshon se njëri nga kërcënimet i ka ardhur indirekt nga një prokuror, i cili ushtron detyrën pranë prokurorisë së Gjykatë së Shkallës së Parë të Tiranës.

27 Janar 2024, 20:33 Nga M.B
"Kërcënim indirekt nga prokurori", gjyqtarja
Arnisa Këlliçi

TIRANA- Gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka kërkuar nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të deklarojë mungesë kompetence në lidhje me kallëzimet e bëra nga ana e saj për kërcënimet. Gjyqtarja shprehet se dyshon se njëri nga kërcënimet i ka ardhur indirekt nga një prokuror, i cili ushtron detyrën pranë prokurorisë së Gjykatë së Shkallës së Parë të Tiranës.

“Sot më datë 26.01.2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga Prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time”, thuhet në kërkesën e saj.

Kërkesë:

Tiranë, më 26.01.2024.


Drejtuar: Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Prokurore Deniona Katro,

Unë gjyqtare Arnisa Këlliçi, kam depozituar kallëzim në lidhje me dy kërcënime të kryera kundrejt meje.

Sot më datë 26.01.2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga Prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time.

Duke patur parasysh këtë fakt, si dhe në kushtet kur jam gjyqtare e po së njëjtës Gjykatë, në bazë të neneve 78 e 84 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj deklarimin e mungesës së kompetencës së Prokurorisë suaj dhe dërgimin e akteve një Prokurorie të ndryshme më të afërt.

Me vlerësim për punën tuaj të deritanishme dhe me konsideratë,

Gjyqtare Arnisa Këlliçi

gjyqtare arnisa këlliçi

Sondazh

Poll