Aktualitet

Humbi kontrollin e automjetit në gjendje të dehur, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

Mësohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

27 Janar 2024, 17:55 Nga M.B
Humbi kontrollin e automjetit në gjendje të dehur, arrestohet
Foto ilustruese

KORÇË- Një 24-vjeçar, banues në Bilisht të Devollit, është arrestuar, pasi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në aksin Bilisht-Miras. Mësohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 24 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në rrugën “Bilisht-Miras”, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

korca aksident

Sondazh

Poll