Aktualitet

Kryen grabitje nën kërcënimin e armës, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Greqi

Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur informacione për automjetin me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë.

28 Janar 2024, 09:32 Nga r.ll
Kryen grabitje nën kërcënimin e armës, arrestohen dy të
foto ilustruese

GREQI- Dy trë rinj shqiptarë janë vënë në pranga në Greqi pasi akuzohen se kanë grabitur një pikë lojrash fati.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Gounari” në Glifadha, ku dy shqiptarët kanë kërcënuar me armë punonjësen 44-vjeçare të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap, sipas mediave greke.

Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur informacione për automjetin me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë. Skuadra OPKE ndaloi mjetin dhe vuri në pranga dy autorët të moshës 23 dhe 26 vjeç.

shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll