Sport

Erik Ten Hag: “Largimi i Jurgen Klopp është një goditje për Premier League”...

Trajneri i United i habitur nga vendimi i kolegut të Liverpool, për të cilin ai ka vetëm komplimenta

26 Janar 2024, 17:17 Nga DOSJA
Erik Ten Hag: “Largimi i Jurgen Klopp është një goditje

ANGLI - Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka reaguar ndaj lajmit të ditës në Angli, largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli në fund të sezonit, duke e cilësuar si “goditje” për vetë Premier Leaguen. Jurgen Klopp do të largohet pas 8 vitesh e gjysmë nga Reds, duke thënë se nuk ka më energji. 

“Nuk është mirë për Premier League. Ai ndërtoi një epokë, ndërtoi një histori në klub, e ngriti atë, ndaj urime. Ai bëri një punë të pabesueshme. E kuptoj që ka mungesë energjie, nëntë vjet janë një kohë e gjatë dhe në atë periudhë mund të ndodhin shumë, duke e çuar klubin në nivelin më të lartë, por edhe duke pasur shumë pengesa. Premier League është shumë intensive dhe në kombinim me kompeticionet europiane... E kuptoj pse-në”,- ka komentuar trajneri holandez. 

Trajneri i Brighton, Roberto de Zerbi, tha gjithashtu se i kupton arsyet e largimit të trajnerit gjerman: “Duhet të kesh energji. Më pëlqen për shkak të energjisë së tij, karakterit të tij... ai është i mrekullueshëm. Nëse ai ndryshon shtet apo ligë, nuk është mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll