Sport

Xabi Alonso, më i miri për të pasuar Klopp: Kjo ishte përgjigja e spanjolit për pyetjen…

Trajneri gjerman i Reds njoftoi, se nuk do të vazhdojë detyrën e tij në krye të Liverpoolit në përfundim të këtij sezoni…

26 Janar 2024, 15:07 Nga DOSJA
Xabi Alonso, më i miri për të pasuar Klopp: Kjo ishte

ANGLI - Me Jürgen Klopp që hodhi bombën se do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni, Xabi Alonso është bërë menjëherë lajm në Angli, si favorit për të mbushur boshllëkun e lënë nga gjermani në stol. 

Nuk është çudi që vetë ish-lojtari i 'Reds' ka folur tashmë në një moment se do të ishte një ëndërr të drejtonte ekipin në “Anfield”, që ishte shtëpia e tij si lojtar. Liverpool e di prej muajsh që Klopp  nuk do të vazhdojë dhe ka nisur të punojë për të nxjerrë në pah Xabi Alonso, i cili, megjithëse  rinovoi kontratën me Bayer Leverkusen, jo shumë kohë më parë deri në vitin 2026, me siguri është i gatshëm të dëgjojë atë që anglezët kanë për të thënë.

Askush nuk mund t'i shpëtojë faktit, se ai është favorit numër një dhe për këtë arsye në konferencën për shtyp, para duelit ndaj Borussia Monchengladbach u pyet për këtë. "Sinqerisht... nuk kam një përgjigje të drejtpërdrejtë (qesh).

Tani për tani jam i lumtur këtu, kjo është e sigurt, dhe mendoj vetëm për Leverkusenin,"-  tha  Alonso, duke e lënë derën më se të hapur për një ndryshim peizazh në fund të sezonit, nëse Liverpool më në fund vendos të shkojë për të. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nuk më intereson”,- shtoi ai. 

Është logjike që Liverpool i ka vënë syrit te Xabi Alonso. Në planin sportiv, trajneri i ri spanjol është në krye Bayer Leverkusenin, i cili ende nuk ka humbur këtë sezon në Bundesligë, ku po bën përshtypje. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka një të kaluar ‘Reds’, aq më tepër arsye për ta sjellë në “Anfield”. Argumentet që përfundojnë duke ditur se Jose Mourinho, Rafa Benítez, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti e drejtuan atë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll