Sport

Lavezzi i shtruar në një klinikë psikiatrike: "Nuk kisha asnjë ilaç tjetër..."

Ish-lojtari argjentinas, 38 vjeç, vuan nga një çrregullim i quajtur hipomania

26 Janar 2024, 16:01 Nga DOSJA

Lavezzi i shtruar në një klinikë psikiatrike: "Nuk kisha

ARGJENTINE - Shtypi argjentinas zbulon se Ezequiel 'Pocho' Lavezzi, një ish futbollist 38-vjeçar që ka luajtur për PSG-në dhe Napolin, i cili ka varur këpucët në vitin 2019, është shtruar në spital që nga data 7 e këtij muaji, në një qendër psikiatrike në Buenos Aires.

Ish-sulmuesi vuan nga një çrregullim i quajtur hipomania, siç shpjegoi avokati i tij. "Është një çrregullim mendor kronik, i cili mund ta çojë një person në gjymtim të vetvetes. Ai ka vuajtur pasojat e kësaj patologjie në të kaluarën",- tha Mauricio D'Alessandro.

Mesa duket problemet rrjedhin nga “konsumimi problematik” i alkoolit. Vetë Lavezzi e ka pranuar për kanalin televiziv 'El Trece' se ndjeu nevojën për të kërkuar ndihmë. "Unë u përpoqa të pastroj veten në një klinikë tjetër në Buenos Aires, por nuk munda.

Nuk kisha asnjë ilaç tjetër... Është e vështirë, por duhet ta bëj",- shpjegoi ai duke iu referuar pranimit në qendrën psikiatrike. "Duhet të ndryshoj jetën dhe zakonet e mia, për djalin tim. Unë shkova shumë larg."

I njëjti televizion kujton se ish-sulmuesi u plagos në bark dhe i theu klavikulën në fund të vitit të kaluar. “Në të gdhirë ai filloi të bërtiste duke thënë se kishte njerëz në shtëpi. Vëllai i tij shikoi kudo dhe gjeti një palë gërshërë. Ai tha se nuk kishte njeri.

Ezequiel Lavezzi këmbënguli se kishte. Në atë moment ai hyri në një gjendja e tensionit dhe humbi arsyen. Vëllai e kapi dhe të dy ranë në tokë. Teksa u rrëzua Ezequiel ndjeu një dhimbje të fortë. Plagët sipërfaqësore iu shkaktuan nga gërshërët”,- shpjegoi asokohe avokati i ish-lojtarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll