Sport

Xavi paralajmëron largimin nga Barcelona në fund të sezonit, nëse...

Trajneri i katalanasve nuk ka asnjë arsye për të buzëqeshur pas eliminimit nga Kupa e Mbretit

26 Janar 2024, 16:16 Nga DOSJA
Xavi paralajmëron largimin nga Barcelona në fund të sezonit,

SPANJE - Xavi Hernández mbushi 44 vjeç pa shumë arsye për të festuar, me Barcelonën që ankohej për humbjen e tyre ndaj Bilbaos në Kupën e Mbretit. Pas kësaj, trajneri nuk iu shmang pyetjeve për një largim të mundshëm.

“Objektivi i sezonit është të fitojmë tituj. Nëse nuk i arrijmë objektivat, do të jem i pari që do ta pranoj dhe do të largohem. Është normale që duhet të largohem”,- ka pranuar trajneri, që sipas shtypit spanjol nuk e ka vendin në rrezik, pavarësisht momentit të keq.

Lajm i keq është dëmtimi i Álex Balde. Mbrojtësi i krahut do t'i nënshtrohet një operacioni në këmbën e djathtë dhe nuk do të luajë më këtë sezon. Një lojtar më pak për Xavi Hernandezin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll