Sport

Revolucion te Liverpool, edhe drejtori sportiv do të largohet në fund të janarit...

Jorg Schmadtke ishte te Reds që nga qershori i vitit të kaluar

26 Janar 2024, 16:36 Nga DOSJA
Revolucion te Liverpool, edhe drejtori sportiv do të largohet në fund
Drejtori sportiv Jorg Schmadtke

ANGLI - Disa orë pasi njoftuan se Jürgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, Reds njoftuan se edhe drejtori sportiv po largohet nga klubi. Jorg Schmadtke do të largohet nga liderët e Premier League në fund të kësaj merkatoje të dimrit.

"Liverpool është një klub shumë i veçantë. Mundësia për të punuar këtu ishte një nder i madh, pavarësisht se e dija që në fillim se do të ishte vetëm për një periudhë të shkurtër. Do të doja t'i falënderoja të gjithë për mbështetjen që më dhanë dhe t'i uroj të gjithëve më të mirat për pjesën tjetër të sezonit”,- tha Jorg Schmadtke në një deklaratë për mediat zyrtare të klubit.

Jorg Schmadtke mbërriti në Liverpool në verën e vitit të kaluar, duke udhëhequr nënshkrimet dhe largimet e klubit që atëherë në klubin Reds.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll