Sport

LAJMI I FUDNIT / Klopp nuk është më trajner i Liverpool: “Nuk kam më energji…”

"Po më mbarojnë energjitë, kjo është e vërteta. Më pëlqen absolutisht gjithçka në këtë klub dhe Liverpool, por e di që nuk mund ta bëj këtë punë përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri."

26 Janar 2024, 12:09 Nga DOSJA
LAJMI I FUDNIT / Klopp nuk është më trajner i Liverpool:

ANGLI - Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajneri i Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni. Për të bërë publik këtë vendim të bujshëm ka qenë vetë klubi i kuq me anë të një njoftimi për mediat:

“Jurgen ka njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpool në përfundim të këtij sezoni, me këtë vendim janë njohur edhe pronarët e klubit”, lexohet në njoftim.

Jo vetëm Klopp, së bashku me atë do të largohet nga Liverpool edhe stafi i tij, asistenët etj: “Unë i thashë klubit tashmë në nëntor se do të largohem në fund të sezonit. Po më mbarojnë energjitë, kjo është e vërteta.

Më pëlqen absolutisht gjithçka për këtë klub dhe Liverpool, por e di që nuk mund ta bëj këtë punë përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll