Politike

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje.

26 Janar 2024, 15:35 Nga DOSJA
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Ilir Beqaj

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krmit dhe Korrupsionit, SPAK, në zbatim të masës së paraqitjes. Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje.

Kjo është hera e disatë që Beqaj paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për t'iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Dihet që çdo të premte unë jam këtu. Oficeri i Byrosë Kombëtare me konfirmoj që hard diskun e kompjuterit do ta marr të martën.” – tha Beqaj para se të hynte në godinë.

ilir beqaj spak

Sondazh

Poll