Politike

Dumani tha se është nën hetim, Meta: Kështu kam qenë gjithë jetën

Lidhur me këtë, Meta refuzoi të fliste, duke thënë shkurt se nuk kishte asnjë koment për deklaratën e Dumanit, e duke shtuar se ka qenë nën hetim gjithë jetën.

26 Janar 2024, 14:23 Nga M.B
Dumani tha se është nën hetim, Meta: Kështu kam qenë
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për gazetarët, ditën e sotme u pyet në lidhje me deklaratën e djeshme të kreut të SPAK, Altin Dumani. Lidhur me këtë, Meta refuzoi të fliste, duke thënë shkurt se nuk kishte asnjë koment për deklaratën e Dumanit, e duke shtuar se ka qenë nën hetim gjithë jetën.

Kujtojmë se dje nga Shkodra kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet se në çfarë fazë është hetimi ndaj Ilir Metës e për këtë ai u përgjigj duke thënë se çështja është nën hetim dhe se nuk mund të japë të dhëna.

ilir meta altin dumani

Sondazh

Poll