Politike

Komisioni Zgjedhor online/ Alibeaj: Të garantohen kushtet që Komisioni të jetë me prezencë fizike

Alibeaj iu drejtua kryetares së Kuvendit, duke i kërkuar të garantojë kushtet që komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore të zhvillohet me prezencë fizike dhe jo online.

26 Janar 2024, 12:43 Nga M.B
Komisioni Zgjedhor online/ Alibeaj: Të garantohen kushtet që Komisioni
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka folur në nisje të punës së mledhje së zhvilluar online. Alibeaj iu drejtua kryetares së Kuvendit, duke i kërkuar të garantojë kushtet që komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore të zhvillohet me prezencë fizike dhe jo online.

“Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thirrja ime, siç ishte edhe një javë më parë, dhe po e them prapë i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni. Nga ana ime do jetë kërkesa sistematike dhe insistuese, që nga ana e autoriteteve të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD i qëndrojmë asaj, që mbledhjet e komisioneve, jo vetëm e këtij, por të gjitha komisionet të jenë me prani fizike”, tha ai.

 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll