Politike

Zgjedhorja online/ Gjiknuri: Ky variant diskutimi nuk është i preferuari, por jemi të detyruar

Gjiknuri tha se ishte e pavend t’i vihet faji administratës së Kuvendit për faktin se mbledhja u kalua në formatin online.

26 Janar 2024, 12:48 Nga M.B
Zgjedhorja online/ Gjiknuri: Ky variant diskutimi nuk është i
Komisioni për Reformën Zgjedhore online

TIRANA- Teksa mbledhja u zhvillua online, bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se diskutimi po zhvillohet online për shkak të sjelljeve të deputetëve të opozitës. Gjiknuri tha se ishte e pavend t’i vihet faji administratës së Kuvendit për faktin se mbledhja u kalua në formatin online. Ai shtoi se varianti online nuk është i preferuari i tyre, por në kushte ki ndodheshin, ishin të detyruar.

“Do ishte e pavend t’i vihet faji administratës së Kuvendit ku deputetët hyjnë në sallat ku u takon të jenë dhe vendosin të bëjnë sjellje vandale. Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit kanë parashikuar masa për këta deputetë por nuk parashikohen masa të tjerë kur bëhet çdo veprim për të penguar mbledhjen. Varianti online nuk është i preferuari ynë por në kushte kur jemi të detyruar po e zhvillojmë kështu”, tha Gjiknuri.

damian gjiknuri mblidhet reforma zgjedhore

Sondazh

Poll