Politike

Miratimi i kalendarit të punimeve u bë online, Gjiknuri: Mazhoranca garanton gjithëpërfshirje, opozita të mos bllokojë punimet

Gjiknuri tha se puna e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore duhet t’i interesojë më shumë opozitës dhe në këto kushte apeloi që të heqin dorë nga skenarët e bllokimit.

26 Janar 2024, 12:59 Nga M.B
Miratimi i kalendarit të punimeve u bë online, Gjiknuri: Mazhoranca
Damian Gjiknuri

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka folur për mediat pasi u miratua kalendari i punimeve ku tha se në cilësinë bashkëkryetarit do të garantojë gjithëpërfshirje dhe përfaqësim nga të gjitha palët. Gjiknuri tha se puna e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore duhet t’i interesojë më shumë opozitës dhe në këto kushte apeloi që të heqin dorë nga skenarët e bllokimit.

“Asnjë zë aty nuk është i papërfaqësuar, ato pretendime që lidhen me veto, ajo është një zë më shumë për të penguar. Nuk duhet të ndalemi në çështjet e vetos, të gjithë palët kanë ekspertët e tyre dhe kemi kërkuar dhe ekspertë të OSBE-ODIHR. Vullneti i mazhorancës është që të garantojë të gjitha palët për gjithëpërfshirje dhe transparencë. Që të gjitha flukset e opozitës që janë në Kuvend, të vijnë me propozime konkrete, t’i diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje konkrete me pretendimet e tyre. Mos e pengoni zhvillimin e komisionit pasi është në interesin tuaj...PS mund të jetë edhe e qetë me këtë Kod Zgjedhor, sepse është në pushtet. Opozita duhet të jetë e interesuar dhe nuk e kuptoj se pse opozita tenton të bllokojë një çështje, që është në interesat e saj. Hajde diskutojmë mbi çështjet që i shqetësojnë ata. Ata po zihen për një karrige dhe koha ikën”, tha Gjinkuri ndër të tjera.

reforma zgjedhore damian gjiknuri

Sondazh

Poll