Politike

Akuzohet për shpërdorim detyre, Vangjush Dako kërkon gjykim të shkurtuar

Ish-zyrtari i lartë përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.

26 Janar 2024, 15:01 Nga N.F

Akuzohet për shpërdorim detyre, Vangjush Dako kërkon gjykim

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako që prej orës 12:00 ndodhet në Gjykatën e Posaçme, ku vijon seanca paraprake. Ish-zyrtari i lartë përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.

Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

vangjush dako gjkko

Sondazh

Poll