Aktualitet

Me doza heroine gati për shitje, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Gjithsej numri i arrestimeve nga megaoperacioni "Tempulli 2" ka shkuar në 71.

26 Janar 2024, 11:30 Nga Xh.LL
Vihet në pranga 35-vjeçari

TIRANE - Vihet në pranga një 35-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Tiranes në kuadër të megaoperacionit 'Tempulli 2'.  Gjatë arrestimit të 35-vjeçarit, policia ka sekuestruar doza me heroinë, të gatshme për shitje. Gjithsej numri i arrestimeve nga megaoperacioni "Tempulli 2" ka shkuar në 71.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli 2". Vihet në pranga një 35-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 71 numri i shtetasve të ndaluar. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, doza me heroinë, që ju gjetën 35-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli 2", bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën "Gjergj Legisi", në Laprakë, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi R. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tempulli 2 megaopercaioni tempulli 2

Sondazh

Poll