Aktualitet

Blegtorët sërish në protestë, derdhin qumësht në rrugë: Do të shkojmë në Tiranë dhe kryeministri ashtu siç bën bota

jatë protesëtës së sotmë blegtorët kanë bllokuar totalisht rrugën e Kardhiqit. 

26 Janar 2024, 10:57 Nga N.F
Blegtorët sërish në protestë, derdhin qumësht në
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Blegtorët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme duke shpalosur dhe bërë thirrje edhe një hërë tjetër për vështirësitë që po kalojnë pas uljes së çmimit të qumështit nga fabrikat. Gjatë protesëtës së sotmë blegtorët kanë bllokuar totalisht rrugën e Kardhiqit. 

Blegtorët kanë bërë thirrje që në rast se nuk merren masat e nevojshme protesta do të përshkallëzohen derisa sa të protestojmë në Tiranë përpara kryeministrisë. Ata gjithashtu kanë derdhur qumësht në rrugë.

"Këta duan të na zhdukin është e qëllimshme kjo situatë me bujqësinë. Në rast se nuk merren hapat ne do të shkojmë në Tiranë dhe kryeministri ashtu si e bën bota," u shpreh një prej protestuesve.

Një blegtor tjetër vuri theksin dhe alarmin se janë në pragun falimentimit dhe të rinjtë që janë baza kryesore e kësaj pune do të ikin në emigrim.

"Nëse nuk zbatohen pikat kryesore që ne kërkojmë do të kalojmë në faliment dhe të gjithë të rinjtë që janë baza e kësaj pune do të marrin rrugën e emigracionit dhe do të kapitulloj gjithçka. Duhet të merren në konsideratë pikat kryesore që të mos falimentojmë," u shpreh një blegtor.

proteste blegtore qumesht

Sondazh

Poll