Politike

Rama: Ministri i Jashtëm bëri një operacion në QSUT, situata ka ndryshuar, jam pacient vetë

Rama tha se pasi spitalet të kalojnë në autonomi të plotë, ato do përcaktojnë të gjitha veprimet, që nga shpërblimi i mjekëve deri te blerja e medikamenteve të duhura.

26 Janar 2024, 11:19 Nga DOSJA
Rama: Ministri i Jashtëm bëri një operacion në QSUT, situata
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama, ishte në Fier ku foli për autonominë spitalore, si një qasje e cila, sipas tij, do të rrisë performancën dhe do përmirësojë kushtet financiare të bluzave të bardha. Rama tha se pasi spitalet të kalojnë në autonomi të plotë, ato do përcaktojnë të gjitha veprimet, që nga shpërblimi i mjekëve deri te blerja e medikamenteve të duhura. Gjatë kësaj fjale, ai tregoi se para disa ditësh, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, kishte realizuar një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, një shembull ky që sipas Ramës tregon transformimin e situatës në spitale.

“Është e disata herë që mblidhemi këtu me ju për arsye të ndryshme, të lidhura me momente zhvillimi në ecurinë e kësaj përpjekje të filluar në kushte, të cilat sot duken sikur nuk kanë ekzistuar kurrë, që sot ngjajnë të paimagjinueshme, që kanë qenë pjesë e trupës mjekësore dhe qytetarëve tanë. 10 vite më parë këto pamje do të ishin thjeshtë dhe vetëm pamje të një dëshire, të një ëndrre që dukej e pamundur të realizohej në një kohë të shkurtër. Sot jemi në stad krejt tjetër, këtë mund ta konfirmoj si një pacient i QSUT.

Jo më larg se pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, dhe më shkruan që nuk e besoj dot që ky është spitali ynë i ri në Tiranë, dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar në atë spital dhe është një ndër spitalet më të mira të Europës. Që mjekët të paguhen me një pagë horizontale nga shteti, por cilido prej tyre që punon më shumë, të ketë mundësi të paguhet edhe më shumë. Nuk ka asnjë arsye që shërbimi publik të jetë zgjedhja e parë edhe atyre shqiptarëve që e kanë mendjen te private. Kur ne e filluam këtë rrugë, disa struktura private kishin kushte më të mira, sot nuk është kështu”, tha Rama.

edi rama fier spitale

Sondazh

Poll