26 Janar 2024, 10:51
Nga I.A
Bashkia Tirane
TIRANË- Gjashtë drejtorë në Bashkinë e Tiranës mund të përballen shumë shpejt me drejtësinë e SPAK. Kështu ka arritur të mësojë Albanian Post, përmes burimeve konfidenciale, ku akuzat kryesore lidhen kryesisht me shkelje dhe me afera korruptive në rang të lartë drejtuesish.
Gjithashtu, edhe çështje që kanë të bëjnë me favorizime të krijuara në tenderë të ndryshëm. Nga sa arrihet të kuptohet, jo vetëm që një hetim ka nisur ndaj gjashtë figurave, të cilët mbajnë pozitë të lartë në bashkinë më të madhe të vendit, por ata edhe janë marrë në pyetje lidhur me çështjet që përmenden në një dosje të Prokurorisë së Posaçme.
Hetimi i thelluar është deri në atë pikë, sa gjithçka pritet është vetëm urdhri nga prokurorët për aktakuzë zyrtare, i cili nuk bëhet i qartë se kur mund të vijë, pasi edhe vetë lufta mes drejtorëve duket të jetë shumë e ashpër. Ndër gjërat e përmendura në hetimet e SPAK, lexohet në detaje edhe se ka pasur fluturime charter, drejt dhe nga Podgorica, kryeqyteti malazez, të cilët janë të pajustifikuar.
Zanafilla kryesore për nisjen e këtyre hetimeve mund të ketë qenë edhe një pakënaqësi e brendshme karshi të gjithë këtyre drejtuesve, gjë që ka bërë edhe çështjen të avancojë me shpejtësi drejt SPAK. Po ashtu, siç ka arritur të mësojë Albanian Post, asnjë prej rasteve nuk lidhet me çështjen e shumëpërfolur të Inceneratorëve, për të cilën më parë ka pasur arrestime edhe në nivel të lartë në Bashkinë e Tiranës.
Por, informacionet lidhen me aspekte të tjera të shkeljeve dhe aferave brenda institucionit, në nivele drejtuesish. Mbi këto, Albanian Post mund të shohë të udhës të publikojë detaje të mëtejshme të kësaj ngjarjeje, duke iu përmbajtur edhe sekretit hetimor sa i takon rrethanave specifike.
Kjo, edhe duke pasur parasysh se javën e ardhshme mund të ketë një goditje të radhës nga ana e SPAK,që mund ta shtyejë dosjen e drejtoreve. Profili i lartë mund të jetë në krye të lajmit javën që vjen, thonë burime në SPAK.
Marrë nga Albanian Post
bashkia tiranë
Politike
26 Janar 2024, 10:32
I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se ata kanë dërguar ditën e djesme nj...
Politike
26 Janar 2024, 10:23
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se mazhoranca nuk do që të bëjë reforme zgjedhore. Duke folur...
Politike
26 Janar 2024, 10:13
I.A
Komisioni
TIRANË- Mbledhja e sotme në komisionin për Reformën Zgjedhore ka nisur dhe është mbyllur me tensione pasi depu...
Politike
26 Janar 2024, 10:02
I.A
Komisioni per Reformen Zgjedhore
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Siç ...
Politike
26 Janar 2024, 09:53
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore mesa duket nuk do të zhvillohet as ditën e sotme. Kjo pasi opozita k...
Politike
25 Janar 2024, 22:43
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Agron Shehaj, deputeti i Partisë Demokratike është shprehur mbrëmjen e sotme për situatën politi...
Politike
25 Janar 2024, 22:26
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur mbrëmjen e sotme mbi raportet e demokratëve me ...
Politike
25 Janar 2024, 22:05
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për hetimet që po kryen SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cil&...
Politike
25 Janar 2024, 22:00
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për diskutimet e bëra gjatë mbledhjes së ...
Politike
25 Janar 2024, 21:44
I.A
Allison Guerrero
TIRANË- Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerrero ka deklaruar se Edi Rama dhe ish-agjenti i FBI-së kishin marrëd...