Politike

Artan Hoxha: Veliaj përmendet në hetimin për Ahmetajn, tani e ka në dorë prokurori Prençi për inceneratorët

Gazetari tha se hetimet po vijojnë dhe se ato i kryen prokurori Dritan Prençi. 

25 Janar 2024, 22:05 Nga I.A
Artan Hoxha: Veliaj përmendet në hetimin për Ahmetajn, tani e ka
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për hetimet që po kryen SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cilën janë burgosur disa zyrtarë, mes tyre edhe dy nga Bashkia e Tiranës.  I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, Hoxha tha se kryebashkiaku Veliaj përmendet në dosjen e SPAK kundër Ahmetajt, por ende nuk rezulton në hetimet për inceneratorin e Tiranës. Gazetari tha se hetimet po vijojnë dhe se ato i kryen prokurori Dritan Prençi. 

"Te hetimi për Arben Ahmetajn është përmendur edhe emri i Veliajt. Te hetiemet e tjera, nuk del deri tani. Ai prokurori që ka hetuar çështjen, është prokurori që ka zëvendësuar Dumanin në Tropojë. Janë prokurorë që e njohin jnëri tjetrin. Zoti Prençi, është akoma nën hetim e sipër çështje. Opinioni publik, për shkak të rëndësisë së çështjes dhe fakti që inceneratori i Tiraëns ka vlerë të madhe monetare, por edhe për fondet e harxhuara, mbi 70 milionë euro, qytetarët janë shumë të interesuar në këtë histori. Edhe Kryetari i Bashkisë nuk është më aq aktiv sa më parë. Gjëja që ka ndodhur kohët e fundit, është zhdukur fare lajmi nga mediat për inceneratorët e Tiranës. Duan që zjarri edhe po nuk u fik, ta mbulojë hiri. Ajo si çështje është nën hetim, por nuk kemi aq kohë sa të presim, kërkojmë veprime të shpejta. Duke parë Fierin dhe Elbasanin, që nuk u shkua te kryetarët e bashkive, jam skeptik për Tiranën, duhet shtyrje, fuqi madhore, që ta çonte deri aty. SPAK është makineri në rrugë e sipër", tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll