Politike

"Kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin", Salianji për Reformën Zgjedhore: Do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese

Salianji u shpreh se kjo është tallje me qytetarët dhe pengmarrje e drejtuesve të dalë me votat e PD-së.

26 Janar 2024, 10:23 Nga I.A
"Kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin", Salianji
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se mazhoranca nuk do që të bëjë reforme zgjedhore. Duke folur për mediat, Salianji është shprehur se ata kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin dhe se po përpiqen që të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. Salianji u shpreh se kjo është tallje me qytetarët dhe pengmarrje e drejtuesve të dalë me votat e PD-së.

"Deputetët që kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin kishin konfirmuar pjesëmarrjen por e bojkotuan si 2 vite me radhë. Nuk duan reformë, e thanë hapur se si do adresojnë problematikat, do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. Kjo është tallja me qytetarët dhe pengmarrje të drejtuesve të dalë me votat e PD. Ky është regjimi që kemi," tha Salianji.

Deputetët opozitarë kanë vendour që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore dhe për bashkëkryetarin e këtij komisioni. 

ervin salianji komisioni per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll