Politike

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita përsërit skenarin, bllokon sallën

Deputetët e Opozitës kanë shkuar në sallën ku pritet që të mblidhet ky komision dhe janë ulur në vendet e anëtarëve të këtij komisioni.

26 Janar 2024, 09:53 Nga I.A
Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita përsërit skenarin,
Foto Ilustruese

TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore mesa duket nuk do të zhvillohet as ditën e sotme. Kjo pasi opozita ka vazhduar me të njëjtët skenarë si të premten e kaluar. Deputetët e Opozitës kanë shkuar në sallën ku pritet që të mblidhet ky komision dhe janë ulur në vendet e anëtarëve të këtij komisioni.

Deputetët opozitarë kanë vendour që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore dhe për bashkëkryetarin e këtij komisioni. 

komisioni per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll