Politike

"Dumani është me integritet"/ Pyetët nëse mendon njësoj si Berisha për Altin Dumanin, Bardhi: E kam mbështur publikisht

Bardhi shprehet në Top Story në Top Channel ndryshe nga Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke mos pranuar që Altin Dumani të jetë i korruptuar.

25 Janar 2024, 22:26 Nga h.k
"Dumani është me integritet"/ Pyetët nëse mendon
Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur mbrëmjen e sotme mbi raportet e demokratëve me drejtësinë.

Bardhi shprehet në Top Story në Top Channel ndryshe nga Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke mos pranuar që Altin Dumani të jetë i korruptuar.

Nga ana tjetër Bardhi shton se sipas Altin Dumani ka integritet si prokuror. 

Vangjeli: Emrin e Dumanit nuk do ta harroni.

Bardhi: Do më lesh ta mbaroj, nuk kam pse e harroj emrin e Dumanit, e kam mbështetur publikisht, është një prokuror me integritet.

Vangjeli: Është i korruptuar siç thotë Berisha?

Bardhi: Jo, unë po them është me integritet. Nuk mendoj njëlloj me aq informacion që kam.

gazment bardhi

Sondazh

Poll