Sport

Surpriza e futbollit europian, Serie A, kampionati më i mirë i vitit 2023!

Sipas Institutit Ndërkombëtarë të Historisë dhe Statistikave të Futbollit, kampionati italian la pas Premier League. Por në ekipin më të mirë të vitit ka vetëm lojtarë që luajnë jashtë Italisë

25 Janar 2024, 21:51 Nga DOSJA
Surpriza e futbollit europian, Serie A, kampionati më i mirë i vitit

ITALI - Paradokset e statistikave. Ose ndoshta, si të tilla, numrat duhen marrë gjithmonë me rezeerva. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave të Futbollit, Seria A u konsiderua kampionati më i mirë në botë i vitit 2023. IFFHS publikoi gjithashtu top 11-shen e futbollistëve më të mirë të vitit të sapopërfunduar dhe asnjë lojtar nga kampionati italian nuk figuron në formacion.

Serie A përpara Premier League

Renditja e vitit 2023 e hartuar nga organi i njohur dhe i autorizuar nga FIFA e vendos kampionatin italian në vendin e parë: është hera e dymbëdhjetë që ndodh që nga viti 1991 (viti kur u themelua IFFHS. Në vend të dytë është Premier League angleze dhe në të tretin La Liga spanjolle. Në vendin e katërt është kampionati brazilian ndërsa Bundesliga është e pesta. Tre finalet evropiane sezonin e kaluar kontribuan në suksesin e Serie A (e cila u përmirësua me katër pozicione krahasuar me një vit më parë) 'Inter në Champions League, Roma në Europa League dhe Fiorentina në Konferencë). 

Top 11-tshja ideale

IFFHS ka shpallur edhe formacionin ideal për vitin 2023. Dhe këtu zbulojmë se në top 11 nuk ka asnjë lojtar që luan në kampionatin italian dhe as lojtarë axurrë. Manchester City dhe Premier League në përgjithësi dominojnë.

Çfarë treshe?!

Portieri më i mirë u zgjodh Thibaut Courtois i Real Madridit. Mbrojtësit janë: Alexander-Arnold (Liverpool), Ruben Dias (City) dhe David Alaba (Real Madrid). Në mes, Rodri, De Bruyne dhe Bernardo Silva (City) u përzgjodhën si mesfushorë së bashku me Bellingham (Real Madrid). Në sulm, tre "monstra" si Harry Kane (Bayern Munich), Mbappé (PSG) dhe padyshim Haaland (City) për një treshe fantashkence. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll