Sport

Lukaku vlerëson kampionatin saudit: “Mund të bëhet kompeticioni më i mirë në botë”

Sulmuesi belg diskutoi ngritjen e tij dhe përpjekjen e bërë për të tërhequr lojtarët më të mirë

25 Janar 2024, 21:00 Nga DOSJA

Lukaku vlerëson kampionatin saudit: “Mund të bëhet

ITALI - Romelu Lukaku ishte vendimtar në fitoren 2-1 të Romës ndaj Al-Shabab, duke shënuar golin vendimtar në minutën e 85-të, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Riad. 

Dhe pas ndeshjes, sulmuesi verdhekuq vlerësoi kampionatin e Arabisë Saudite, një projekt sportiv që tashmë ka tërhequr emra të mëdhenj të futbollit botëror si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Neymar.

"Në dy vitet e ardhshme, unë shoh që liga saudite të bëhet një nga më të mirat në botë, nëse jo më e mira. Klubet po përpiqen shumë të sjellin lojtarët më të mirë këtu. Së shpejti mund të jetë kompeticioni më i mirë në botë",- deklaroi Lukaku.

Sulmuesi belg, i huazuar nga Chelsea te verdhekuq, shënoi 15 gola në 26 ndeshje këtë sezon për skuadrën që tani drejtohet nga Daniele De Rossi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll