Sport

"Cristiano Ronaldo? Nuk kisha nevojë të flisja me askënd për Juventusin”...

Tiago Djaló, i cili u prezantua te Juventus, teksa ka diskutuar gjithashtu edhe miqësinë që ka me Rafael Leão.

25 Janar 2024, 18:14 Nga DOSJA

"Cristiano Ronaldo? Nuk kisha nevojë të flisja me askënd

ITALI - Tiago Djaló u pyet nëse kishte folur me Cristiano Ronaldon përpara se të nënshkruante një kontratë me Juventusin. Mbrojtësi portugez largohet nga Lille dhe i bashkohet përfundimisht italianëve, ku sot është prezantuar syrtarisht.

“Nuk kisha nevojë të flisja me askënd. Juventusi donte të nënshkruante me mua dhe kjo është e mjaftueshme. Për mua më e rëndësishmja është që kam nënshkruar për Juventusin”,- tha ai gjatë prezantimit të tij si lojtar për “Zonjën e Vjetër”.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar pranoi gjithashtu se është mik me Rafael Leão, i cili luan për Milanin: “Unë jam mik me Rafael Leão, ne njihemi prej shumë vitesh. Ai është i lumtur që jam këtu, nëse takohemi, do të bëj gjithçka që të mos e lë të shënojë.  Osimhen? Jam gati për të gjitha sfidat.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll