Sport

Manchester City konfirmon nënshkrimin me talentin Claudio Echeverri deri në 2028!

Mesfushori i talentuar ishte pika kryesore e Argjentinës në Kupën e Botës U-17

25 Janar 2024, 17:47 Nga DOSJA
Manchester City konfirmon nënshkrimin me talentin Claudio Echeverri deri

ANGLI - Këtë të enjte, Manchester City konfirmoi nënshkrimin e argjentinasit Claudio Echeverri nga River Plate deri në qershor të vitit 2028, por mesfushori do t'i bashkohet klubit anglez të futbollit vetëm në janar 2025.

Claudio Echeverri, 18 vjeç, do të qëndrojë në River Plate përpara se të transferohet në stadiumin “Etihad” në janar të vitit të ardhshëm dhe nënshkrimi pritet të jetë rreth 12.5 milionë paund (14 milionë euro).

Echeverri bëri debutimin e tij në qershor 2023 për skuadrën kryesore të River Plate dhe që atëherë ka luajtur gjashtë ndeshje për klubin e Buenos Aires, përveçse ka luajtur 23 ndeshje për ekipin argjentinas U-17 dhe duke u trajnuar në ekipin kryesor.

Mesfushori argjentinas do të ndjekë një plan shumë të ngjashëm me atë të bashkatdhetarit të tij Julián Álvarez, i cili nënshkroi me Manchester Cityn në janar 2022, por iu bashkua skuadrës së Pep Guardiolës vetëm në korrik të të njëjtit vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll