Sport

Gafa e bashkëshortes së Macron ndaj Deschamps, e gjithë Franca “po tallet”!

Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë? Bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, Brigitte, u përpoq të mburrej para trajnerit të Tricolor, Didier Deschamps se ndjek futboll.

25 Janar 2024, 17:04 Nga DOSJA

Gafa e bashkëshortes së Macron ndaj Deschamps, e gjithë Franca

FRANCE - Ditët e fundit mediat franceze po shkruajnë për skandalin e madh të bashkëshortes së presidentit, Brigitte Macron , nga një event që ajo mori pjesë me trajnerin e kombëtares së futbollit, Didier Deschamps.

Gafa e bashkëshortes së Macron ndaj Deschamps, e gjithë Franca

Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë? Bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, Brigitte, u përpoq të mburrej para trajnerit të Tricolor, Didier Deschamps se ndjek futboll.

- Ka një japonez që luan në Reims. Cili është emri i tij?

- Junija Ito - tha një nga gazetarët e pranishëm.

- Po, po, ai është! Ai është shumë i mirë. Didier, më duhet t'ju sugjeroj. Pse nuk e merrni të luajë për kombëtaren – tha Brigitte Macron.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, vetëm qeshi me pyetjen e saj dhe më pas u përpoq të mbulonte gafën e saj.

- Nuk mundet. Sepse ai është japonez!

Brigitte Macron suggère à Didier Deschamps de sélectionner Junya Ito en Équipe de France ! ????????????

BM : "Il y a un Japonais qui joue très bien à Reims... Comment s'appelle t'il déjà ?"

Journaliste de @champagnefm : "Junya Ito"

BM : "Oui, Ito c'est ça ! Il est très bon. Il faut le… pic.twitter.com/iDGQJ8J90b
— Actu Ligue 1 (@ActuL1_) January 23, 2024

Gafa e Brigitte Macron u bë virale në rrjetet sociale dhe francezët prej ditësh po bëjnë “tallen” me gruan e presidentit.

Junia Ito (30) është një nga futbollistët më të mirë të Reims. Vlera e tij në treg llogaritet në 10.000.000 euro, sipas portalit Transfermarkt. Junia Ito luan në krahun e djathtë dhe këtë dimër mund të shkojë te Al Hilal i Arabisë Saudite, të cilët janë shumë të interesuar për të. Ito luan për kombëtaren japoneze që nga viti 2017 dhe ka luajtur 54 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll