Sport

Rubiales përfundon në gjyq, për një puthje që po shndërrohet në “kriminale”!

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit do të dalë para drejtësisë spanjolle për puthjen e famshme pas finales së Botërorit – Padia është edhe për trajnerin e Kombëtares së Femrave, si dhe dy zyrtarëve të tjerë të Federatës.

25 Janar 2024, 17:26 Nga DOSJA
Rubiales përfundon në gjyq, për një puthje që po

SPANJE - Pas dorëheqjes si president i federatës spanjolle dhe shkarkimit nga UEFA (ku ishte nënkryetar) me dënimin e përjashtimit nga futbolli për tre vjet, Luis Rubiales tani po përballet edhe me pjesën kriminale të skandalit që ndodhi në një ditë historike për futbollin e femrave në vendin e tij.

Spanja fitoi Kupën e Botës për femra në Australi në fund të gushtit dhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ai puthi në buzë futbollisten e ekipit të tij Jenny Hermoso.

Rubiales pas zhurmës u justifikua se ishte miqësore, më pas tha se ishte konsensuale, por drejtësia spanjolle hapi një hetim dhe më në fund Hermoso e bëri të qartë se nuk kishte pëlqim.

Duke humbur të gjitha pozicionet e tij sportive, Rubiales tani do të sillet në gjyq pasi gjyqtari përgjegjës për hetimin vendosi se: “Qëllimi apo jo romantik ose gjendja e euforisë dhe eksitimit të përjetuar si rezultat i triumfit të jashtëzakonshëm sportiv janë elementë që duhen parë dhe pasojat juridike të të cilave duhet të vlerësohen në gjykimin para organit të akuzës”.

Gjykatësi, së bashku me Rubiales, paditi gjithashtu trajnerin e ekipit kombëtar të femrave, Jorge Wilda, drejtorin teknik të ekipit kombëtar të meshkujve, Albert Luque dhe shefin e marketingut, Rubern Rivera, me akuzat se i ushtronin presion Hermoso-s "... për të përkulur vullnetin e saj dhe për ta bindur atë të pajtohej, për të regjistruar një video në të cilën ajo do të deklaronte se puthja ishte konsensuale”, ndërsa ai e mbyll prezantimin duke thënë se “puthja e tij me Hermoson nuk ishte konsensuale dhe ishte një nismë e njëanshme dhe e papritur”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll