Politike

"Hajdari të shkarkohet menjëherë", Maliqi: Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohëshme

Për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" Maliqi kërkoi qe Hajdari duhet të shkarkohet nga kryeministri Edi Rama dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohëshme. 

25 Janar 2024, 13:36 Nga N.F
"Hajdari të shkarkohet menjëherë", Maliqi:
Lefter Maliqi

TIRANË- Pas vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme për të dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin u vendos që të konvertohej me 150 orë punë komunitare. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar deputeti Lefter Maliqi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" Maliqi kërkoi qe Hajdari duhet të shkarkohet nga kryeministri Edi Rama dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohëshme. 

"Beteja ligjore vazhdon, s’ka kthim pas deri në rikthimin e Bashkisë Kuçovë te grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët. Kuçova nuk meriton Kryetar të dënuar dhe abuzues me detyrën! Kuçova duhet të kthehet në “Kantier Ndërtimi”," shkruan Maliqi.

Reagimi i plotë:

Denohet me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar, e konvertuar me 150 orë pune të detyruar, duke e shpallur fajtor Hajdarin, ‘pengun’ e ish fatorinos Salillari. Kryeministri duhet ta shkarkojë në bazë të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohëshme. Hajdari do merret i pandehur edhe për 6 kallëzime të tjera; për korrupsion, abuzime me detyrën, falsifikim etj. Celibashi duhet të marrë vendim menjëherë për shkarkimin e tij, pas ketij dënimi, pasi u urdhërua edhe nga “KAS” dhe të njoftojë Presidentin e Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve. Hajdari i cili iku me vrap pas denimit, pasi ju shmang kamerave dhe mediave, sepse siç dihet është i paaftë dhe të jap doreheqjen vet pa pritur t’a shkarkojnë institucionet. Beteja ligjore vazhdon, s’ka kthim pas deri në rikthimin e Bashkisë Kuçovë te grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët. Kuçova nuk meriton Kryetar të dënuar dhe abuzues me detyrën! Kuçova duhet të kthehet në “Kantier Ndërtimi”!

 

kreshnik hajdari lefter maliqi kuçova zgjedh

Sondazh

Poll