Politike

Seanca ndaj Belerit, merren në pyetje kancelarët e Prokurorisë dhe Gjykatës së Vlorës: Dosjet vijnë të mbyllura

Mësohet se gjatë dëshmisë Hoxha deklaroi se nuk ka akses as te protokolli dhe as në regjistrimin e çështjeve. Nga ana tjetër, Gani ka thënë se dosjet sekrete nga prokuroria vijnë të mbyllura me zarf, shënohet në regjistër dhe më pas i dërgohet zarf i pahapur gjyqtarit që është i gatshëm.

25 Janar 2024, 13:20 Nga M.B
Seanca ndaj Belerit, merren në pyetje kancelarët e Prokurorisë
Fredi Beleri

VLORA- Në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Fredi Belerit u pyetën kancelari i prokurorisë së Vlorës Përparim Hoxha dhe kancelaria e gjykatës së Vlorës, Frida Gani. Mësohet se gjatë dëshmisë Hoxha deklaroi se nuk ka akses as te protokolli dhe as në regjistrimin e çështjeve.

“Unë nuk kam akses as tek protokolli as tek regjistruar e çështjeve. Këtë funksion e kryen kryesekretarja e cila herë pas here ndihmohet edhe nga persona të tjerë, për shkak të volumit të punës. Nuk ka në prokurorin e Vlorës, një punonjës specifik për protokollin. Si Kancelar nuk kam përpiluar asnjë shkresë apo dokument për SPAK dhe GJKKO, për çështjen Beleri. Prokurorët e gatshëm për aktohen nga drejtuesi i prokurorisë, çdo muaj. Në rast të zgjedhjeve ka më shumë prokuror të gatshëm, për shkak të ngjarjeve”, deklaroi Hoxha.

Nga ana tjetër, Gani ka thënë se dosjet sekrete nga prokuroria vijnë të mbyllura me zarf, shënohet në regjistër dhe më pas i dërgohet zarf i pahapur gjyqtarit që është i gatshëm.

“Kancelari nuk merret me regjistrat ose protokollet me këto merret kryesekretaria. Dosjet sekrete nga prokuroria vijnë të mbyllura me zarf, shënohet në regjistër dhe më pas i dërgohet zarf i pahapur gjyqtarit që është i gatshëm. Për veprime të ngutshme nuk e di nëse administrata ka dalë jashtë orarit zyrtarë 08:00-16:00”, deklaroi Gani.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Vënia në pranga erdhi pasi ai akuzohet për blerje votash.

fredi beleri

Sondazh

Poll