Politike

Shtyhet seanca për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, shkak mungesa e një gjyqtari

Mësohet se në seancë ishin të pranishëm djali i Gjicit dhe Alma Kaçi. Në seancën e sotme gjyqësore pritej të bëhej mbrojtja e Gjiçit dhe Kaçit.

25 Janar 2024, 13:31 Nga r.ll
Shtyhet seanca për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, shkak mungesa e
foto nga spak

TIRANË- Është shtyrë seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. Shkak është bërë mungesa e një anëtari të trupit gjykues. 

Mësohet se në seancë ishin të pranishëm djali i Gjicit dhe Alma Kaçi. Në seancën e sotme gjyqësore pritej të bëhej mbrojtja e Gjiçit dhe Kaçit. Këta të dy u përfshinë në një skandal, pas publikimit të një video, ku Gjiçi shfaqej duke kryer marrëdhënie me Kaçin, në zyrën e tij të bashkisë.

Kujtojmë se SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme dënimin e Gjicit me 4 vite e 6 muaj burg. Ndërkohë që Gjici ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe përfiton 1 vit e 6 muaj burg ulje dënimi, duke e çuar dënimin në 3 vite. Ndërsa për Alma Kaçin, SPAK ka kërkuar 1.6 vite burg. Por me gjykim të shkurtuar ajo përfiton 1 vit burg.

Safet Gjici u vu në pranga për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. 

safet gjici alma kaci

Sondazh

Poll