Politike

GJKKO dënon kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, 1 vit burg i konvertohet në orë pune

Avokati i tij, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit.

25 Janar 2024, 12:52 Nga r.ll
GJKKO dënon kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, 1 vit
kreshnik hajdari

TIRANË- Kryebashkiaku i Kuçovës është dënuar nga Gjykata e Posaçme, pasi nuk ka deklaruar dënimin e marrë në Greqi.

Dënimi i dhënë ndaj tij ishte një vit burg por në fund gjykata vendosi konvertimin me 150 orë punë komunitare. Ndërkohë avokati i tij, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit.

"Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i denuar personi qe dënohet me pune ne komunitet”, tha avokati.

Hajdari pas daljes nga ambientet e gjykatës nuk pranoi të prononcohej për mediat. 

kreshnik hajdari

Sondazh

Poll