Politike

Mbyllet mes kaosit seanca plenare në Kuvend

Ashtu siç u paralajmërua nga opozita, seanca u shoqërua me protestë dhe zhurmues.

25 Janar 2024, 10:30 Nga r.ll
Mbyllet mes kaosit seanca plenare në Kuvend
foto nga kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar mbylljen e seancës plenare, e cila zgjati vetëm 11 minuta.  Ashtu siç u paralajmërua nga opozita, seanca u shoqërua me protestë dhe zhurmues. I pranishëm në seancën e sotme ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Deputetët e opozitës u futën në parlament me pankarta në duar dhe bllokuan foltoren ndërsa Nikolla kërkoi disa herë nga deputetët që te uleshin në vendet e tyre. Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën.

kuvend projektligj opozita

Sondazh

Poll