Politike

Tensionet në Kuvend, Çollaku: Protesta në seancë vetëm dëmton opozitën, ligjet kalohen pa u diskutuar

Po ashtu, Çollaku tha se kërkesa e deputetëve të Berishës për vendin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore është antiligjore.

25 Janar 2024, 10:59 Nga r.ll
Tensionet në Kuvend, Çollaku: Protesta në seancë
kreshnik collaku

TIRANË- Deputeti demokrat i grupimit të Bashës, Kreshnik Çollaku, tha për mediat se protesta në seancën e sotme plenare vetëm e dëmton opozitën

Ai tha se përmes situatës së krijuar në Kuvend, mazhoranca veçse i kalon ligjet pa diskutuar. Po ashtu, Çollaku tha se kërkesa e deputetëve të Berishës për vendin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore është antiligjore.

“Edhe kjo e sotmja është një seancë anormale që ne mendojmë se dëmton opozitarizmin. Siç ju e patë mazhoramca kaloi më 5-6 minuta 4-5 ligje shumë të rëndësishme, mes të cilave atë të diasporës.

Kjo situatë po kthehet në problem. Kemi mbështetur kërkesën e pjesës tjetër të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, por mesa duket kjo rrugë nuk po rezulton e suksesshme. Këtu e humbura e madhe është opozita.

Të kuptojmë se duke bllokuar në këtë mënyrë Parlamentin, e vetmja gjë që bëjmë është që bllokojmë veten. Mazhoranca nuk ka asnjë problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë kalon ligje të rëndësishme. I kalon pa u merakosur. Kjo është një rrugë që po shkon në krijimin e një alibie rehatie për mazhorancën, të cilën nuk e meriton.

Në rast se kryetarja e Kuvendit do të pranonte listën e Bardhit me kërkesën e Rithemelimit, praktikisht do të përjashtonte nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD, partinë më të madhe në opozitë. Jemi të hapur që me kolegët e opozitës të shikojmë se çfarë do të dalë nga kjo reform zgjedhore.

Ne nga pozicioni i listave të hapura nuk lëvizim. Lista të hapura, vota e emigrantëve dhe votim elektronik. S’ka interes mazhoranca që të ndryshojë këtë kod zgjedhor. I vetmi mekanizëm që mund të bashkojë opozitën është arsyeja dhe logjika. Kjo do të thotë që nuk mund të bëhet për kohën që na ka mbetur, sepse koha nuk na lejon”, tha Çollaku.

kreshnik çollaku seance plenare 25 janar 2024

Sondazh

Poll