Politike

Berisha: SPAK ka çelur hetime për Belind Këlliçin vetëm pse ka denoncuar vjedhjen nga Rama dhe Veliaj

Ai tha se Rama nga "misionarët e Rrugës së Shpresës", sipas tij ka vërsulur institucionet kundër opozitarëve.

24 Janar 2024, 19:10 Nga r.ll
Berisha: SPAK ka çelur hetime për Belind Këlliçin
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitë, Sali Berisha tha se SPAK ka nisur hetimet ndaj Belind Këlliçit, vetëm sepse ka denoncuar çdo ditë vjedhjet e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. 

Ai tha se Rama nga "misionarët e Rrugës së Shpresës", sipas tij ka vërsulur institucionet kundër opozitarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Këto kohë, i tmerruar nga ju, i tmerruar nga misionarët e Rrugës së Shpresës, ai ka vërsulur institucionet në mënyrë të tërbuar kundër opozitarëve.

Deputetët e opozitës, eksponentë kryesorë të saj, vihen në përgjime, vihen në hetime vetëm e vetëm për deklaratat që bëjnë, për të vërtetat që i përplasin në fytyrë, kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare.

Sot mediat njoftojnë se grupi i strukturuar kriminal me në krye Dumanin e partisë në SKAP, kanë çelur hetime për Belind Këlliçin, vetëm e vetëm pse ai dënon çdo ditë firmat në vjedhjen e shekullit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe amnistinë kriminale të Damanit dhe Krajës ndaj tyre. Edi Rama, një proces të hapur ke në Uashington.

Siç njoftoi radio publike e SHBA, akuza është tmerrësisht e rëndë. Ke korruptuar njeriun që me ligjin amerikan, me misionin e tij, kishte për detyrë të mbronte SHBA nga korrupsioni. Një akt të tillë ndaj një vendi mik nuk e ndërmarrin kurrë partnerët, e ndërmarrin vetëm armiqtë e saj.

sali berisha

Sondazh

Poll