24 Janar 2024, 12:18
Nga I.A
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati i kryedemokratit Sali Berisha Genc Gjokutaj ka deklaruar se ky gjykim nuk ka barazi. Duke folur pwr mediat, Gjokutaj ka deklaruar se prokurorët vijnë në gjykatë si në bar kafe sepse mungojnë gjyqtarët. Gjithashtu ai u shpreh se Berisha, me paraqitjen e tij një ditë më parë në SPAK, ka rrëzuar të gjithë alibinë se i shmanget drejtësisë.
"Mbi bazën e autorizimit të marrë nga Kuvendi, ne, brenda afatit ligjor e ankimuam këtë vendim. Së pari, ai vendim është marrë pa u shqyrtuar, kërkesa e përjashtimit për gjyqtaren Irena Gjoka. Është shqyrtuar pas një jave, ndërkohë që ajo gjykatë ishte në dijeni të depozitimit në Postë të kërkesës sonë. Sigurisht që kjo e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm. Ne sot parashtruam të gjitha shkaqet, por Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën për administrimin e konstatimit të gjykatës së shkallës së parë për qenien tonë brenda afatit. Është një shkelje e rëndë proceduriale që sjell pavlefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjykata e shtyu për nesër. Prokurorët sot mbajtën një qëndrim… Ne folëm dy orë e gjysmë, ata kishin tre minuta kontestim. I qëndruan kërkesës së tyre. Dje thoshin nuk paraqitet, sot thoshin është vepra e rëndë. Pra, një qëndrim variabël i tyre. Ne presim vendimin. Vendimi për të mos e administruar sot dosjen e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka është një shkelje shumë e rëndë e kësaj gjykate, e gjykatës së Apelit, çka përbën një përgjegjësi të madhe për gjyqtaren e çështjes, sepse çështja nuk mund të shqyrtohet në gjërësi, në objektivitet, në mënyrë të gjithanshme nëse nuk administrohen të gjitha provat, faktet dhe vendimet të cilat kanë lidhje me vlefshmërinë ose të jot ë vendimit të shkallës së parë. Gjithsesi ne do të presim nesër në orën 9 kur të bëhet shpallja e vendimit," tha Gjokutaj.
genc gjokutaj
Politike
24 Janar 2024, 12:12
N.F
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat të mbajtur së f...
Politike
24 Janar 2024, 11:51
M.B
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka marrë pjesë në një takim për bujqësin...
Politike
24 Janar 2024, 11:42
I.A
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë seancën gjyqsore për të shqyrtuar kërkesën e kryedemoka...
Politike
24 Janar 2024, 11:06
I.A
Vangjel Dule
TIRANË- Deputeti Vangjel Dule është goditur nga dy qytetarë me vezë mëngjesin e sotëm. Incidenti ka nd...
Politike
24 Janar 2024, 10:42
I.A
Houthi
SHBA- Shqipëria i është bashkuar SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në luftën kundër grupit Houth. Me ...
Politike
24 Janar 2024, 10:13
N.F
Foto ilustruese
VARSHAVË- Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) së fundmi ës...
Politike
24 Janar 2024, 09:33
N.F
Fredi Beleri
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seancë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Kjo sean...
Politike
24 Janar 2024, 09:27
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Apeli i Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit vendos sot për ankimimin e avokateve të ish-kryeministrit Sali Ber...
Politike
24 Janar 2024, 08:55
N.F
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK....
Politike
24 Janar 2024, 07:44
I.A
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj ka treguar të pathënat e seancës së sotme në SPAK, ku u mor ...