Politike

Berisha kërkon heqjen e masës/ Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për 25 janar

Mësohet se seanca pritet që të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00.

24 Janar 2024, 11:42 Nga I.A

Berisha kërkon heqjen e masës/ Apeli i GJKKO-së shtyn

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë seancën gjyqsore për të shqyrtuar kërkesën e kryedemokatit Sali Berisha për masën e sigurisë. Mësohet se seanca pritet që të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00. Po ashtu berisha kërkon dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Kërkesat e a avokatëve të Berishës shqyrtohen nga gjyqtarja, Ilirjana Olldashi.

GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 Dhjetor dhe ai nuk ishte i pranishëm në seancën e parë paralamentare pas festave të fundvitit, që u zhvillua me 15 Janar. Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”. Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

gjkko sali berisha

Sondazh

Poll