Politike

Berisha: Isha sot në SPAK për t'i thënë Arben Krajës se nuk mund të jetë aty se është në konflikt interesi

Ai e akuzoi Krajën se nuk arriti të thërrasë një herë të vetme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, për ta pyetur se ku janë zhdukur 130 milionë euro dhe asnjë objekt nuk është ndërtuar në Sharrë.

23 Janar 2024, 19:47 Nga r.ll

Berisha: Isha sot në SPAK për t'i thënë Arben

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha sot se u paraqit në SPAK për t'i thënë Arben Krajës se nuk mund të jetë aty sepse sipas tij është në konflikt interesi.

Ai e akuzoi Krajën se nuk arriti të thërrasë një herë të vetme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, për ta pyetur se ku janë zhdukur 130 milionë euro dhe asnjë objekt nuk është ndërtuar në Sharrë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi! Isha aty sot për ti thënë ish-xhelatit të sigurimit të shtetit shqiptar, Arben Krajës, se ti nuk mund të jesh këtu se je në konflikt interesi.

Sali Berisha me ligj lustracioni të ka nxjerrë jashtë shërbimi në 1996 dhe qëndron këtu në kundërshtim me kushtetutën.
A nuk është ky një hajdut, kriminel, sa Erion Veliaj të cilin ky nuk guxoi ta thërrasë njëherë, ta marrë në pyetje, paçkse janë zhdukur 130 mln euro dhe asnjë objekt nuk është ndërtuar në Sharrë. Duman dhe Zaman, të them nga kjo dritare se nga flakët e djegësve do të të djegin dhe ty. Duman dhe Daman, je ti dhe jo njeri tjetër që u thoje shqiptarëve se nuk dimë pronarët e djegësave, sepse kishte frikë të thoje Erion Veliajn dhe Edi Ramën.

Duman dhe Daman, je ti që ske interesa të tjera që përveç se personale, si i korruptuar që kur vinte këtu Alberto Presezzi dhe Miliard Lopa nuk guxove ti thërrisje për ti vënë hekurat. Jo dhe jo. Ty sot të kam në Skap së bashku me Miliad Lopën, me Erion Veliaj, Edi Ramën, me të gjithë kriminelët dhe bandën e kriminelët dhe bandën e djegësve të Tiranës, të vjedhjes së shekullit.
Kurse Kraja, ky xhelat që vjen nga hanxharët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, nuk thirri dot kurrë në zyrë Erion Veliajn, se nipi dhe mbesa punonin me Veliajn, ose se mirrnin me qindra e mijëra euro nga djegësat e partisë, nga djegësat e Ramës dhe Veliajt.

Aty në zyrë ishte dhe Millonaj. Millonaj të cilën unë e kisha denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë për lidhjet e saj me bandat e krimin, për dosjen Sejdini dhe dosjet e tjera. E kisha denoncuar dhjetëra herë për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën, me njeriun e lidhur kokë e këmbë me krimin, kishte konfiskuar e njeriut që do të padiste Ballën në gjykatën Kushtetuese, ishte pazmore e Taulant Ballës.

sali berisha arben kraja

Sondazh

Poll