Politike

Rama nis vizitën dy ditore në Spanjë, pritet nga kryeministri Sanches

Ditën e nesërme, Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti turistik i vendit tonë.

23 Janar 2024, 19:41 Nga r.ll
Rama nis vizitën dy ditore në Spanjë, pritet nga kryeministri
edi rama dhe pedro sanchez

SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Spanjë, duke nisur kështu vizitën dy ditore me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e turizmit “FITUR, Madrid”.

Rama do të mikpritet nga homologu i tij spanjoll Pedro Sanchez në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid, që do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron kryeministrin janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të Shqipërisë.

Ditën e nesërme, Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti turistik i vendit tonë.

edi rama pedro sanche

Sondazh

Poll