Aktualitet

Ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, humb jetën në spital 50-vjeçarja në Tiranë

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

23 Janar 2024, 14:53 Nga r.ll
Ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, humb jetën në
foto ilustruese

TIRANË- Një 50-vjeçare ka humbur jetën, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës. Gruaja si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2024, në rrugën "Allaman Dervishi", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll