Aktualitet

Përplasje mes bandave në Athinë, arrestohen 6 shqiptarë

Përleshjet mes dy grupeve zgjatën për disa minuta dhe me mbërritjen në zonë të forcave të rendit ata u shpërndanë.

23 Janar 2024, 12:24 Nga M.B
Përplasje mes bandave në Athinë, arrestohen 6 shqiptarë
Foto ilusruese

GREQIA- Forcat e rendit në Athinë kanë arrestuar gjashtë romë me shtetësi shqiptare dhe një greke pasi banorët e rrugës Lenorman në Athinë kërkonin ndihmë prej policisë për një sherr që po ndodhte.  Përleshjet mes dy grupeve zgjatën për disa minuta dhe me mbërritjen në zonë të forcave të rendit ata u shpërndanë.

Prej verifikimeve u gjetën dhe u arrestuan në rrugën e quajtur "Ajiu Polikarpu”: Lulëzim Zerellari,  Arif Ferhati, Ibraim Kallafi, Qibrie Zerellari, Sokol Lato, Maria Lato shetasja greke Kristina Cakiri. Mësohet se përleshja nisi për kontrollin e grupeve që grumbullojnë metale dhe materiale të riciklueshme në koshat e plehrave të Athinës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, krehër fishekësh të pistolete 9mm, gëzhoja të kalibrit  9mm nga një armë pistoletë e cila nuk u gjet, shuma para kesh prej afro 2000 eurosh si dhe leva, shkopinj dhe thika të përdorura prej grupeve gjatë përleshjes mes tyre. Policia thotë se në kërkim janë shpallur mbi 20 vetë.

banda greqia te arrestuar

Sondazh

Poll