Aktualitet

Bllokuan rrugën Levan-Vlorë, arrestohen tre orë pas përfundimit të protestës 5 fermerë në Fier, u shoqëruan me dhunë

Fermerët janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme nga banesat e tyre 3 ore pas perfundimit te protestes.

23 Janar 2024, 14:58 Nga N.F

Bllokuan rrugën Levan-Vlorë, arrestohen tre orë pas

Fermerët në protestë

FIER- Pas përfundimit të protestës së zhvilluar nga fermeret në Levant mësohet se janë arrestuar mbi 5 fermerë. Fermerët janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme nga banesat e tyre 3 ore pas perfundimit te protestes.

Blektorët bllokokuan në shenjë proteste rrugën Levan-Vlorë për shkak të uljes së çmimit të qumështit. Blegtorët që mbajnë dele dhe dhie për qumësht po organizojnë protesta në të gjithë vendin. Kujtojmë se një protestë e ngjashme u zhvillua dje në zonën e Gjirokastrës. 

Këto protesta janë nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë të reja për liter në vitin 2023, në vetëm 120 lekë të reja për liter sot. Kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve.

fermere arrestim proteste

Sondazh

Poll