Aktualitet

Dhunoi me sende të forta vëllain, arrestohet 58-vjeçari në Cërrik

Pas marrjes së denoncimit për ngjarjen policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga 58-vjeçarin me inicialet M. P. 

23 Janar 2024, 13:36 Nga N.F
Dhunoi me sende të forta vëllain, arrestohet 58-vjeçari në
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 58-vjeçar është vënë në pranga në Cërrik pasi ka dhunuar dhe ka goditur me sende të forta vëllain e tij. Pas marrjes së denoncimit për ngjarjen policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga 58-vjeçarin me inicialet M. P. 

Vëllai i 58-vjeçarit është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në Elbasan ështe arrestuat një 23-vjeçar pasi ai ka përplasur një 56-vjeçar i cili po lëvizte me karrocë.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një karrocë që përdorej nga shtetasi L. K., 56 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 56-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

policia elbasan arrestim dhune

Sondazh

Poll