Aktualitet

Grabitën në banesë mjete pune, arrestohet 37-vjeçari në Kuçovë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

I arrestuari në bashkëpunim më 29-vjeçarin kanë vjedhur mjete për punë dhe 2 pajisje elektroshtëpiake të cilat u sekuestruan nga policia.

23 Janar 2024, 12:51 Nga N.F
Grabitën në banesë mjete pune, arrestohet 37-vjeçari
Foto ilustruese

KUÇOVË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën ë sotmë në Kuçovë pasi ka kyer disa vjedhje gjatë 4 ditëve të fundit. Policia ka bërë më dije se është shpallur në kërkim edhe një përson tjetër në lidhje me ngjarjen. I arrestuari në bashkëpunim më 29-vjeçarin kanë vjedhur mjete për punë dhe 2 pajisje elektroshtëpiake të cilat u sekuestruan nga policia.

Njoftimi i plotë:

Kuçovë/Punë hetimore intensive për të parandaluar vjedhjet dhe për të zbardhur ato të kryera më parë. Vodhën gjatë 4 ditëve të fundit, pajisje dhe mjete, në të njëjtën banesë, arrestohet 37-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Sekuestrohen pajisjet e vjedhura. Si rezultat i hetimeve të kryera, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e vjedhjeve të kryera gjatë ditëve të fundit, në një banesë aktualisht të pabanuar, në Kuçovë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. S., 37 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin V. N., 29 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Këta shtetas dyshohet se gjatë periudhës 19.01.2024-22.01.2024, kanë vjedhur në këtë banesë, mjete për punë dhe 2 pajisje elektroshtëpiake, të cilat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.Vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

arrestim kucove vjedhje

Sondazh

Poll