Aktualitet

Ishte në kërkim, u plagos dje, 42-vjeçari arrestohet nga SPAK në spitalin e Traumës

Mësohet se 42-vjeçari Agron Asllani është arrestuar pasi më parë ka qenë në kërkim.

23 Janar 2024, 13:34 Nga M.B
Ishte në kërkim, u plagos dje, 42-vjeçari arrestohet nga SPAK
Foto ilustruese

TIRANË- SPAK ka urdhëruar arrestimin në spitalin e Traumës të 42-vjeçarit që mbeti i plagosur dje në fshatin Bruz Zallë të Krujës. Mësohet se 42-vjeçari Agron Asllani është arrestuar pasi më parë ka qenë në kërkim. Asllani u plagos dje pas një konflikti të çastit ndërsa autori, 52-vjeçari Imer Kameri është ende në kërkim. Kujtojmë se 42-vjeçari u nis në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pas ngjarjes.

kruje spak plagosje

Sondazh

Poll