Aktualitet

Iu gjetën 75 doza kokaine në banesë gati për shitje, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec

Sipas njoftimit të policisë Elis Xhafa trafikonte lëndë narkotike dhe kishte në banesë doza kokaine gati për shitje.

23 Janar 2024, 11:40 Nga N.F
Iu gjetën 75 doza kokaine në banesë gati për shitje,
Foto ilustruese

FIER- Në vijim të megaoperacionit "Tempulli" është vënë në pranga një 37-vjeçar në Roskovec. Sipas njoftimit të policisë Elis Xhafa trafikonte lëndë narkotike dhe kishte në banesë doza kokaine gati për shitje. Më tej në njoftim bëhet me dije se janë sëkuestruar 75 doza kokaine.

Njoftimi i plotë

Roskovec, Fier/Aksione të përditshme, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shpërndarësit e lëndëve narkotike. Kishte përgatitur doza kokaine, për t’i shitur në qytetin e Roskovecit, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në 75 doza. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier kanë vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës, kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”. Nga këto kontrolle, si dhe nga mbështetja e informacioneve të inteligjencës policore, u vu në pranga shtetasi Elis Xhafa., 37 vjeç, banues në fshatin Kuman.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën e kishte ndarë në 75 doza, me qëllim shitjen.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier arrestim droge

Sondazh

Poll