Aktualitet

Megaoparacioni "Tempulli"/ "Valë" kontrollesh dhe arrestimesh në Durrës, në pranga 52 persona

Në njoftim të lëshuar së fundmi policia ka njoftuar se ka zhvilluar kontrolle dhe arrestime në qytetin e Durrësit. 

23 Janar 2024, 10:37 Nga N.F
Megaoparacioni "Tempulli"/ "Valë" kontrollesh dhe
Pamje nga operacioni

DURRËS- Megaoperacioni "Tempulli" pas fazës së parë të arrestimeve ka vijuar ditët e fundit arresime masive si dhe kontrolle në të gjithë vendin. Në njoftim të lëshuar së fundmi policia ka njoftuar se ka zhvilluar kontrolle dhe arrestime në qytetin e Durrësit. 

Sipas njoftimit bëhët me doje se janë lëshuar 58 urdhërsa ndalimi dhe 3 vendime arresti nga Gjykata. Gjtihashtu ështe sjpallur në kërkim një person tjëtër. Në kuadër të këtij pperacion janë sëkuestruar doza droge dhe armë. Gjtihashtu janë sekuestruar automjete dhe para.

Njoftimi i plotë 

Qarku Durrës/ Në përfundim të fazës së fundit të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", në qarkun Durrës, në 22 janar 2024, janë nxjerrë: 58 urdhëra ndalimi nga Pokuroria dhe 3 vendime arresti nga Gjykata.

Nga ana jonë janë ekzekutuar 52 urdhra ndalimi konkretisht:

-47 urdhra ndalimi nga Prokuroria.
-3 vendime arresti nga Gjykata.
-Janë arrestuar në flagrancë jashtë masës së sigurisë 2 shtetas.
-janë shallur 11 shtetas në kërkim.
-janë kryer 65 kontrolle ambientesh/banesash.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

-1 kg e 120 gramë kokainë dhe 250 doza.
-8 kg kanabis sativa dhe 500 doza.
-360 doza heroinë.
-1200000 lekë.
-14.500 mij euro.
-1 armë zjarri pistoletë.
-3 armë gjahu.
-2 armë sportive.
-23 automjete.
-8 peshore.
-3 armë të ftohta.
-44 celular.
-municion luftarak

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.

policia durres arrestime

Sondazh

Poll